Beatrix bëhet e gjallë, zbulon fytyrën duke kënduar tekstin “Faj” dedikuar lidhjes së saj me Donaldin

Mediale Vip

Beatrix bëhet e gjallë, zbulon fytyrën duke kënduar tekstin “Faj” dedikuar lidhjes së saj me Donaldin

Më: 31 janar 2022 Në ora: 06:13
Beatrix Ramosaj

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Beatrix Ramosaj, momentalisht është emri më i përfolur në mediat rozë.

Kjo për shkak të pjesëmarrjes së saj në “Big Brother Vip”. Trixa kishte krijuar një lidhje brenda shtëpisë me aktorin e njohur nga Shqipëria, Donald Veshaj, gjë që u komentua jashtëzakonisht shumë.

Përkrahjet dhe paragjykimet për dyshen nuk munguan aspak. Pas daljes së këngëtares nga “BBV” nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e saj, nuk u shfaq në prime të spektakleve të shtëpisë e as në rrjetet sociale deri tani.

Përveç se kishte publikuar këngën “Faj” dedikuar Donaldit, nuk ishte lajmëruar fare.

Para pak çastesh ajo ka postuar një video në profilin e saj në Instagram, me këngën e saj të re dhe duket mjaft mirë.

“Më mbushet me dashuri, jetaaa. E keni degjuar ‘Faj’ akoma? Mund ta gjeni tek link-u ne profil timin!”, është mbishkrimi i videos teksa Trixa këndon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat