Fjolla Morina dhe Fisnik Syla akuzohen se i kanë borxh mijëra euro një agjencie turistike, reagon këngëtarja dhe paralajmëron padi

Mediale Vip

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla akuzohen se i kanë borxh mijëra euro një agjencie turistike, reagon këngëtarja dhe paralajmëron padi

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 06:40
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, dhe partneri i saj, Fisnik Syla, u kurorëzuan vitin e kaluar gjatë një pushimi luksoz në ishujt Maldive.

Mirëpo agjencia turistike e cila i dërgoi atje, ka akuzuar çiftin që nuk ka paguar çmimin e udhëtimit dhe se kanë një borxh prej 18 mijë eurosh.

Në një intervistë të dhënë, viktima (në këtë rast pronari i kompanisë turistike) ka theksuar se kur erdhi koha e pagesës, Fisniku i dërgoi atij një transaksion bankar, i cili rezultoi i falsifikuar.

Dhe sipas tij, as kur erdhi e as sot, Syla nuk e pagoi borxhin e tij ndaj kompanisë, përveç tre mijë euro të paguar në dy transaksione të ndryshme.

Dhe si rrjedhojë nga 21 mijë euro sa ka kushtuar pushimi gjithsej, biznesmeni nga Gjilani ka mbetur në borxh për pjesën tjetër prej 18 mijë eurosh.

Pamje nga dasma luksoze e çiftit Fisnik dhe Fjolla Morina, e zhvilluar një vit më parë në Maldive (Foto: Fisni kSyla/Instagram)

Lidhur me këtë rast, këngëtarja Fjolla Morina është distancuar nga ky veprim dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një deklarate të publikuar në InstaStory.

Reagim; Unë nuk kam qenë në dijeni se cila ishte marrëveshja në mes Fisnik Sylës dhe agjencionit për blerjen e biletave. As nuk kam qenë në dijeni se si u krijua besimi në mes agjencionit dhe Fisnikut, apo cila ishte arsyeja e kësaj marrëveshjeje! Krejt këto janë bërë pa dijeninë time! Unë këtë gjë e kam kuptuar më vonë. Andaj, që nesër do përgatitet avokati për ushtrimin e padisë për të gjithë ata që më apostrofuan emrin nëpër portale! Një ashtu edhe një kallëzim penal për ‘gazetaren’ veprën penale; Përgjim të paautorizuar! Edhe një punë e mirë për ty avokat Fanol Krasniqi”, ka shkruar Fjolla Morina në reagimin e saj. 

Image
Fjolla Morina/InstaStory
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat