A është ky “mësiti” i lidhjes së Fifit me Adisin

Mediale Vip

A është ky “mësiti” i lidhjes së Fifit me Adisin

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 19:56
Fifi dhe Adis Patushi

Fifi tashmë ka konfirmuar lidhjen me Adis Patushin.

Kjo për fansat e saj erdhi befasi pasi ajo brenda Big brother është përfolur për një lidhje me Granit Canën.

Pas kësaj ata kanë shkruajtur se janë të bindur se e kanë gjetur ‘kumbarin’ e këtij raporti.

Fjala është për ish-banorin e “Big Brother VIP”, Kledin.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme, Fifi dhe Kledi u shfaqën mjaft të afërt si miq në dalje, dreka e darka.

Kjo me gjasë duket të ketë qenë periudha kur Fifi është njohur nga afër me Adisin, i cili është familjar i afërt i Kledit.

Nuk dihet nëse një gjë e tillë është e vërtetë, por mbetet konfirmimi nga ana e tyre.

Image
Fifi, Kledi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat