Ja çfarë i premtoi Donald Veshaj Monika Lubonjës nëse fiton Big Brotherin: Do të jap…...

Mediale Vip

Ja çfarë i premtoi Donald Veshaj Monika Lubonjës nëse fiton Big Brotherin: Do të jap…...

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 11:23
Donald Veshaj dhe Monika Lubonja

Në spektaklin e “Big Brother VIP”, gjatë netëve të “Prime”-it, të gjithë banorëve iu janë realizuar dëshirat që kanë rrëfyer gjatë qëndrimit në shtëpi për më shumë së 100 ditë.Shumicat prej tyre kanë marrë oferta pune duke e fituar kështu “BBV” e tyre. Mirëpo njëra prej banorëve, Monika Lubonja, duket se deri më tani nuk ka marrë ende një ofertë pune apo një çmim të mundshëm..

Në përfundim të spektaklit, Monika Lubonja dhe Donald Veshaj kanë biseduar me njëri-tjetrin në lidhje se kush do të jetë finalisit. Aktori i humorit u shpreh se nëse ai do të arrij në finale, do t’i dhurojë asaj një pjesë nga shuma e fituar, kjo për vetë faktin se të gjithë kanë marrë nga një mundësi pune. Megjithëse Lubonja e vlerësoj shumë mendimin e Donaldit, tregoi se nuk mund ta pranonte si gjë dhe se ai duhet t’ia dhurojë paratë e fituara gjyshërve të tij.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Unë po të them në qoftë se ti nuk je në finale dhe do të jem unë do të jap 10 mijë euro…

Monika: Jo, jo ti do ti japësh gjyshit dhe nënës. Ne këtu jemi do rrimë do bëjmë projekte bashkë.

Donaldi: Sido që të jetë në të gjithë fituam nga një mundësi pune dhe unë atë gjënë time do e them…

Monika: Unë e vlerësoj shumë edhe mos më prek se dhe unë jam pak tip krenarë. Ty faleminderit po edhe ato ti do t’ia çosh nënës dhe gjyshit, ne bashke do jemi këtu, ishallah në ndonjë projekt bashkë. Rëndësi ka që ti ke qenë shumë pranë meje, që nga ajo natë që ti më urove Vitin e Ri ndryshe nga të tjerët…

Donaldi: Shpirti unë kohën e kam përpara ma beso…

Monika: Dhe unë një eksperiencë të bukur e bëra. Patjetër që e ke kohën përpara dhe unë ta uroj veç dritë dhe lumturi. Në qoftë se do ti marrësh ato, ti do t’ia çosh nënës dhe gjyshit. Ndonjëherë ajo finalja -përtej asaj 10 mijë euros, le ta themi unë nuk është se jam njeri që nuk kam nevojë, absolutisht që kam, s’kam pse jem modeste, por është edhe një kënaqësi që qëndrove kaq kohë për përkushtimin për të gjitha, ta fitoja finale edhe pa çmim sepse ke dhënë një emocion, mund të kesh dhënë dhe një moment edhe më të mirë apo edhe dhe me nerva, por finalja është edhe një lloj krenarie e nis gjithmonë nga vetja edhe për njerëzit e familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat