“Si fushatë elektorale”/ Iva përballë Elgitit për Donaldin: Lufta që po bëhet jashtë për të...

Mediale Vip

“Si fushatë elektorale”/ Iva përballë Elgitit për Donaldin: Lufta që po bëhet jashtë për të...

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 12:09
Iva Tiço

Të premten mbrëma është finalja e madhe e “Big Brother VIP”, e ditën e djeshme në emisionin “Fan Club” u komentua loja e katër finalistëve, Beniada Nishani, Einxhel Shkira, Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri.

Për secilin nga banorët që kanë mbetur në shtëpi, të ftuar në studio ishin miq apo familjarë, për t’i mbështetur e uruar fitoren. Për aktorin e humorit ishte miku i tij, këngëtari Elgit Doda.

Ky i fundit u shpreh se Donaldi e meriton fitoren pasi “është shtrydhur shumë dhe e ka treguar veten në të gjitha dimensionet”. Sipas tij, aktori i humorit është fituesi i “Big Brother VIP”.

Për Veshajn dha mendimin e saj edhe gazetarja e njohur, Iva Tiço, e cila deri diku u përball edhe me Elgitin. Ajo përmendi “fushatën” që vëllai i tij binjak, Romeo, po bën në rrjetet sociale dhe me personazhet e njohur të ekranit

“Elgiti patjetër do më kundërshtojë, atë që një ditë e kam quajtur në diskutime gjithë këtë luftën që bëhet edhe jashtë për Donaldin, që nuk bëhet nga të tjerët. Nuk është e paligjshme, është e drejtë, që të mbështesni njeriun tuaj, por mua më duket pak si fushatë elektorale. Me thirrjen e personazheve publik me votat, me gjithë të tjerat”, tha gazetarja e njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat