11 muaj me Sky janë më të lumturat për Afërditën dhe Jakub

Mediale Vip

11 muaj me Sky janë më të lumturat për Afërditën dhe Jakub

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 15:31
Afërdita Dreshaj me familje

Sky ka mbushur 11 muaj dhe mami Afërdita ka shprehur gjithë lumturinë e ndjerë në një postim me të birin dhe Jakub në krahë.

“Gëzuar 11-mujorin bota jonë. Nuk mund ta besoj që je thuajse 1 vjeç, mund ta ndalojmë kohën të lutem.

Ti ndryshove botën tonë, nuk e besonim asnjëherë se mund të donim kaq shumë, Sky jonë”, ka shkruar Afërdita në postim.

Afërdita ka treguar me postimet e ndryshme se  Sky i jep përqafimet më të ngrohta dhe se koha e kaluar me të është më e çmuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat