Këngëtari shqiptar i kërkon divorcin bashkëshortes live në emision: Mora vesh gjëra

Mediale Vip

Këngëtari shqiptar i kërkon divorcin bashkëshortes live në emision: Mora vesh gjëra

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 21:56
Devis Xherahu me bashkëshorte

Këngëtari i njohur Devis Xherahu ishte ditën e sotme i ftuar në “E diell” në rubrikën “Dielli apo Hëna”. Ai u bë pjesë e një sfide ku duhet të merrte në telefon bashkëshorten dhe t’i kërkonte divorcin.

Devisi e mori bashkëshorten në telefon dhe i kërkoi divorcin duke folur me seriozitetin më të madh. Megjithatë, ai u shpreh se e njihte mirë gruan e jetës dhe se ajo do e kuptonte që po bënte shaka.

“Mora vesh disa gjëra që më ke fshehur dhe u binda që ne do të ndahemi”- i tha ai partneres e cila e kuptoi menjëherë që ishte shaka dhe nuk e mori seriozisht në asnjë moment. “Ëhë…”-iu përgjigj ajo duke qeshur.

Loja në telefon vazhdoi deri në momentin kur ndërhynë lojtarët e tjerë në studio e cila e ktheu totalisht situatën në shaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat