Andi Shkoza rrëfen përtej muzikës: Fëmijët nuk i kam orientuar drejt artit

Mediale Vip

Andi Shkoza rrëfen përtej muzikës: Fëmijët nuk i kam orientuar drejt artit

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 20:29
Andi Shkoza

Andi Shkoza i ftuar në emisionin “Jeto me Orën” na tregoi për dashurinë edhe pasionin që ka për muzikën.

Kënga e tij e parë ka qenë kwnga me titull “Eja e dashur”.Në vitin 2021 ai ka sjellë një bashkëpunim edhe me Bes Kallakun me këngën”Rudina”.  Dalja e tij e parë ka qenë në vitin 1998 me këngën”Xhelozia”.

Shkoza na tregoi edhe pse fillimet e karrierës së tij kanë qenë të vështira ai sërish ia ka dalë mbanë. Mbështetja më e madhe ka qenë familja e tij. Këngët që i kanë pëlqyer më shumë publikut janë, ‘Rudina’, ‘Taka taka’, ‘Xhelozia’, ‘Çapkëne moj’ etj. Ai u shpreh se të qëndrosh në treg në kohërat e sotme është goxha e vështirë. Diçka interesante për të është që të rinjtë i pëlqejnë këngët e tij. Ai ka qenë një nga këngëtarët që ka punuar më shumë me performancat live nëpër lounge edhe pube të ndryshme në kryeqytet.

Si për të gjithë njerëzit ashtu edhe për Andin periudha e pandemisë ka qenë shumë e vështirë njësoj siç ka qenë për të gjithë artistët e botës së muzikës.

Ai tha se ”Kënga që kanë pëlqyer më shumë të rinjtë është kënga”taka-taka” dhe për shkak të kësaj njerëzit nuk më thërrisnin më Andi por taka-taka”. Shkoza është gjithashtu dhe babai i tre vajzave.

Ai na tregoi gjithashtu që fëmijët e tij nuk dëshiron  ti përfshijë në botën e muzikës për shkak të sfidave të mëdha që i përball muzika. Bashkëshortja është kritikja e tij më e madhe. Së shpejti do dalin në treg 2 këngë te vjetra të cilat do e rikthejnë publikun pas në kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat