Nderohen Meghan dhe princi Harry, Çifti vlerësohen në “NAACP Image Awards”: Ndjehemi krenarë!

Mediale Vip

Nderohen Meghan dhe princi Harry, Çifti vlerësohen në “NAACP Image Awards”: Ndjehemi krenarë!

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 19:28
Meghan dhe princi Harry

Duka dhe Dukesha e Sussex janë vlerësuar me çmimin për arritje të veçanta dhe shërbim të shquar publik nga organizata e të drejtave me bazë në SHBA, NAACP Image Awards. Nëpërmjet Fondacionit “Archewell” të çiftit, Harry dhe Meghan kanë mbështetur luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe pabarazisë racore.

Duka dhe Dukesha e Sussex janë vlerësuar me çmimin për arritje të veçanta dhe shërbim të shquar publik nga organizata e të drejtave me bazë në SHBA, NAACP Image Awards. Nëpërmjet Fondacionit “Archewell” të çiftit, të cilin ata e nisën në vitin 2020, Harry dhe Meghan kanë mbështetur luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe kanë përqendruar vëmendjen e tyre në lëvizjen “Black Lives Matter” dhe luftën për drejtësinë racore.

“Është frymëzuese të mendosh për trashëgiminë e Image Awards, e cila filloi menjëherë pasi Akti i të Drejtave Civile i vitit 1964 dhe Akti për të Drejtat e Votimit të vitit 1965 u miratuan në ligj”, tha Meghan pasi çifti dolën në skenë së bashku.

Ndërsa Harry shtoi: "Ne dëshirojmë të bëjmë një thirrje për popullin e Ukrainës, i cili ka nevojë urgjente për mbështetjen tonë të vazhdueshme si një komunitet global. Ne ndajmë angazhimin dhe përgjegjësinë për të luftuar padrejtësinë".

Aktorja Jennifer Hudson mori çmimin kryesor të mbrëmjes, “Artistja e vitit”, për rolin e saj si mbretëresha e ndjerë, Aretha Franklin, në filmin biografik “Respekt”. Will Smith u shpall aktori më i mirë për portretizimin e Richard Williams, babait dhe trajnerit të yjeve të tenisit Venus dhe Serena Ëilliams, në “King Richard”.

Përfituesit e mëparshëm të nderit përfshijnë Muhammad Ali, Jesse Jackson, Colin Powell, Condoleezza Rice, LeBron James dhe Rihanna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat