Cameron Diaz: 1 milion produkte kanë zënë pluhur në rafte, se nuk e laj kurrë fytyrën

Mediale Vip

Cameron Diaz: 1 milion produkte kanë zënë pluhur në rafte, se nuk e laj kurrë fytyrën

Më: 10 mars 2022 Në ora: 15:30
Cameron Diaz

Ajo dikur ishte një vajzë Hollivudi, por hoqi dorë nga jeta vanitoze e të gati një dekadë më parë. Bashkë Hollivudin, braktisi edhe standardet e bukurisë shoqërore.

49-vjeçarja zbuloi në një intervistë mbrëmë, me rasten e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, se ajo rrallëherë mendon për pamjen e saj dhe thuajse kurrë nuk e lan fytyrën – pavarësisht se ka një milliard produkte të kujdesit personal.

Diaz u shpreh se sa e çliruar ndihet tani që jeta e saj është jashtë vëmendjes.

Cameron e quajti joshjen e Hollivudit 'një kurth’ prej të cilit e shpëtoi martesa me Benji Madden, në 2015-ën.

Diaz thuhet se ka refuzuar afro 100 milionë të përkthyera në dollar, nga ofertat filmike që nuk ka pranuar dhe as nuk është penduar.

“Unë jam absolutisht viktimë e të gjitha objektivizimeve dhe shfrytëzimeve shoqërore të cilave u nënshtrohen gratë. I jam bindur dhe unë vetë në momente të caktuara. Është e vështirë të mos e shikosh veten dhe ta gjykosh ndaj standardeve të tjera të bukurisë. Në 8 vitet e fundit unë e shikoj dhe mendoj se jam si e egër, jam si një kafshë e egër, jam si një bishë".

“Megjithatë në përgjithësi, gjëja e fundit që më intereson është se si dukem. Nuk i bëj asgjë fytyrës. Më pëlqen të mos e laj kurrë. Kam 1 milion produkte që kanë zënë pluhur në rafte”, tha Cameron Diaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat