Kylie Jenner ka kaluar një periudhë të vështirë pas lindjes dhe ka diçka për t'u thënë të gjitha nënave

Mediale Vip

Kylie Jenner ka kaluar një periudhë të vështirë pas lindjes dhe ka diçka për t'u thënë të gjitha nënave

Më: 17 mars 2022 Në ora: 19:21
Kylie Jenner

Kylie Jenner po flet për vështirësitë që po kalon në periudhën pas lindjes së djalit të saj, Wolf Webster.

Ajo ndau në Story-n e saj në Instagram, një video, qëllimi i së cilës ishte të tregohej e sinqertë me fansat për atë që po përjeton.

"Unë vetëm dua të them se periudha post-partium për mua nuk ka qenë e lehtë," tha ajo. “Më shumë se pas lindjes së vajzës, këtë herë kam pasur më shumë vështirësi mendore, fizike dhe shpirtërore.”

“Nuk mund të rrija pa e shprehur këtë, sepse mendoj se ka shumë nëna të tjera që e përjetojnë dhe duhet ta kuptojnë që nuk janë vetëm. Mund të duket shumë e lehtë për njerëzit e tjerë dhe kjo gjë na ushtron presion. Por për mua nuk ka qenë aspak e lehtë...”

Kylie gjithashtu ka reflektuar mbi një mësim që ka marrë pas kësaj periudhe.

"Është normale të mos ndihesh mirë," tha Kylie. “Sapo e kuptova se...po i ushtroja njëfarë presioni vetes, vazhdoja të mendoja 'Kam bërë një njeri, një djalë të bukur të shëndetshëm' dhe duhet ta ndaloj gjithë këtë presion mendor...”

Kylie dhe partneri, Travis Scott, mirëpritën Wolf muajin e kaluar. Ata kanë edhe një vajzë, Stormi katër vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat