Bujar Qamili rrëfen se si ishte tradhtuar nga e dashura: E pash me dikë tjetër

Mediale Vip

Bujar Qamili rrëfen se si ishte tradhtuar nga e dashura: E pash me dikë tjetër

Më: 19 mars 2022 Në ora: 18:54
Bujar Qamili

Bujar Qamili është një prej këngëtarëve më të pëlqyer të zhanrit popullor dhe të muzikës së lehtë shqiptare.

Ai ka qenë së fundmi ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ka rrëfyer të pathëna nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Ndër të tjerash, këngëtari Qamili kujtoi një moment shumë të hidhur të jetës së tij – përkatësisht zhgënjimit që kishte përjetuar pas zbulimit të tradhtisë nga e dashura e tij.

“Kam pasur dikur një të dashur, dhe e pash me dikë tjetër. Më zhgënjeu. Kam thënë: ‘Si e bëri kjo këtë punë’”, ka thënë këngëtari shkodran.

I pyetur nëse vendosi të ballafaqohej me të pas kësaj ngjarje, Bujari tha se kishte refuzuar ta bënte një gjë të tillë.

“Jo, nuk shkova aty. Më pa që e pash, thash: ‘Kurrë nuk ma kishte marr mendja që ndodhin gjëra të tilla, por ja që ndodhkan”, tha këngëtari i hitit “Mi dhe flakë mallit tim”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat