Kylie Jenner tregon gjithçka për shtatzëninë mes një videoje!

Mediale Vip

Kylie Jenner tregon gjithçka për shtatzëninë mes një videoje!

Më: 22 mars 2022 Në ora: 08:55
Kylie Jenner

Për herë të parë pasi solli në jetë fëmijën e dytë, Kylie Jenner ka publikuar në YouTube një video emocionuese që dokumenton shtatzëninë e saj dhe ardhjen në jetë të të birit.

Video e gjatë nëntë minuta, mban emrin: “Djalit tonë” dhe nis me ndarjen e lajmit të shtatzënisë me partnerin e saj, Travis Scott, vajzën, Stormi dhe nënën e saj Kris Jenner.

Ngjarjet më pas zhvendosen në muajt e fundit të shtatzënisë dhe festa sekrete me familjen e miqtë.

24-vjeçarja, një nga biznesmenet më të pasura të botës, e solli në jetë fëmijën e saj të dytë më 2 shkurt.

Deri tani ajo është treguar shumë diskerete në postimet për të birin.

Por pak Kylie e ka ruajtur si ekskluzivitet për kanalin e saj të Youtube, nga i cili me siguri do gjenerojë të ardhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat