Fisnik Syla tregon arsyen e ndarjes nga Fjolla Morina

Mediale Vip

Fisnik Syla tregon arsyen e ndarjes nga Fjolla Morina

Më: 29 mars 2022 Në ora: 20:57
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Raporti mes Fisnik Sylës dhe Fjolla Morinës vazhdon të komentohet edhe pas kaq shumë kohësh.

Pas borxhit të kompanisë turistike dhe ndarjes së tyre ata nuk ngurrojnë t’i hedhin kunja njëri-tjetrit.

Fjolla e ka thumbuar herë pas here në rrjetet sociale ku ka treguar se ndarja nuk ka qenë miqësore e madje e quan edhe tradhëtar.

“Nëse ke humbur një tradhtar mos qani sepse ai ka humbur një femër që e do ndërsa ti ke humbur një mashtrues.”, kishte shkruar këngëtarja.

E së fundi është Fisniku ai i cili ka treguar nëse kjo është arsyeja e ndarjes së tyre.

Fisniku në një intervistë për “Ftesë në 5” ka thënë: "Ata që rrinë me mua e dinë që nuk jam tradhëtar, kur jam në një lidhje jam i fokusuar aty. E kemi parë që nuk funksionon më lidhja jonë, ka mbaruar gjithçka".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat