Marrin fund dyshimet! Ja kujt i dedikohet tatuazhi i fundit i Butrint Imerit

Mediale Vip

Marrin fund dyshimet! Ja kujt i dedikohet tatuazhi i fundit i Butrint Imerit

Më: 1 prill 2022 Në ora: 09:27
Butrint Imeri

Tatuazhi i fundit i Butrint Imerit i bëri fansat të mendojnë se kujt i dedikohet. Kjo pasi këngëtari gdhendi në trupin e tij një zemër, dy engjëj që puthen dhe sipër tyre ka shkruar “Love Eterno” që në shqip do të thotë “dashuri e përjetshme”.

Butrinti është një person që ka tatuazhe të shumta dhe është i apasionuar pas tyre por nuk e kemi parë asnjëherë të gdhendë diçka kaq romantike. Duket si një gjest shumë i ëmbël dashurie dhe të gjithë jemi kuriozë të dimë se për kë është.

Aludimet i ka shuar vetë artisti i cili duket se nuk ka aspak qejf të përflitet për romanca. Në një postim në një faqe Instagrami, Butrinti shkruan se tatuazhi i dedikohet nënës së tij.

Vetëm pak kohë më parë Butrinti e prezantoi nënën e tij me fansat. Në një nga koncertet e tij, artisti ndërpreu performancën dhe e mori atë në skenë. “Kjo është dashuria më e madhe në jetë, mam të dua!”-tha ai teksa i dhuroi edhe një puthje.

Ndonëse është shumë aktiv në rrjetet sociale Butrinti mundohet ta mbajë larg syve të publikut jetën e tij personale. Megjithatë, fotot pranë të ëmës nuk kanë munguar në raste festash e jo vetëm. Para disa kohësh ajo pati një problem shëndetësor dhe këngëtari tregoi se ka qenë pranë saj në spital.

Sa i përket jetës romantike, pak muaj më parë u tha se ai është në një lidhje me një figurë të njohur në rrjetet sociale, Olta Beqiraj. Kjo pasi të dy janë kapur në vende të njëjta. Ndonëse jo drejtpërdrejtë, Butrinti i mohoi zërat duke publikuar këngën e Ledri Vulës ku thuhet: “Unë jam single, por kam mas shumti femra”.

Lidhja më e bujshme për të cilën ai është përfolur ka qenë ajo me moderatoren Kiara Tito. Ndonëse nuk e pranuan kurrë, këngëtari u përfol gjatë në mediat online për një lidhje me moderatoren simpatike. Çifti madje u kapën mat teksa shijonin pushimet në të njëjtin vend apo pinin një kafe në një lokal të Prishtinës. Por sa herë që ata pyeteshin në media për një raport më shumë sesa shoqëror, dëgjonim vetëm mohime.

Megjithatë, provat ishin të pakontestueshme. E gjitha nisi nga një intervistë e Butrintit me Kiarën në 2018 kur ajo e puthi në studio e më pas duket se ata vijuan njohjen. Komentet n rrjetet sociale për njëri-tjetrin nuk mungonin teksa po ashtu Kiara ka marrë pjesë në videoklipin e Butrintit “Hajt Hajt”. Nuk dihet arsyeja se përse ata u ndanë, ndonëse lart e poshtë thuhet se shkak është bërë nëna e Butrintit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat