E trishtë/ Vdes në moshën 34-vjeçare muzikanti i njohur

Mediale Vip

E trishtë/ Vdes në moshën 34-vjeçare muzikanti i njohur

Më: 15 prill 2022 Në ora: 23:46
Tim Feerick

Ka ndërruar jetë në moshë të re basisti Tim Feerick i grupit rock “Dance Gavin Dance”.

Lajmi u bë i ditur nga grupi i Kalifornisë, të cilët njoftuan vdekjen e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ne jemi absolutisht të shkatërruar për të ndarë lajmin se miku ynë dhe basisti, Tim Feerick, ndërroi jetë mbrëmë,” shkruan grupi në një deklaratë.

“Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë dhe të familjes së Tim-it, ndërkohë që ne përballemi me këtë humbje zemërthyese dhe të parakohshme.”

Shkaku i vdekjes së Feerick nuk u bë i ditur. Ndërkohë fansat i bënë homazhe Feerick dhe ndanë dhimbjen e tyre në faqen e muzikantit në Instagram .

“Do të jem përgjithmonë zemërthyer për vdekjen tënde që solle kaq shumë gëzim në jetën time me muzikën. Pusho në paqe shpirt i bukur”, shkruan një fans.

Dance Gavin Dance ishte vendosur të nisej në një turne kombëtar këtë muaj, sipas faqes së tyre të internetit.

Grupi, i cili kombinon elemente të punk, screamo dhe xhaz fusion, ka shitur më shumë se një milion albume dhe është transmetuar më shumë se një miliard herë në Spotify.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat