Rrëfehet Harry Styles: “Ja pse nuk e zbuloj orientimin tim”

Mediale Vip

Rrëfehet Harry Styles: “Ja pse nuk e zbuloj orientimin tim”

Më: 27 prill 2022 Në ora: 15:49
Harry Styles

Harry Styles së fundmi tronditi turmat me debutimin e tij në Coachella dhe tani po fiton zemrat e publikut me komentet e tij të sinqerta në një intervistë të fundit me “Better Homes and Gardens”.

Këngëtari 28-vjeçar foli për shumë gjëra në intervistën e fundit, përfshirë albumin e tij të ardhshëm. Harry i ka habitur të gjithë me komentet e tij të sinqerta për jetën e tij seksuale.

Styles u shpreh se ju desh kohë për t’u përballur me turpin kur njerëzit mësonin për jetën e tij seksuale, veçanërisht gjatë ditëve të tij në One Direction.

Në një intervistë për Better Homes and Gardens, këngëtari tha: “Për një kohë të gjatë, më dukej sikur e vetmja gjë që që më përkiste mua ishte jeta ime seksuale. Ndihesha shumë i turpëruar, më vinte turp nga ideja që njerëzit e dinin se kisha kryer marrëdhënie, e lëre më me kë”.    

Harry gjithashtu pranoi se ishte veçanërisht e vështirë për të gjatë kohës së tij me One Direction dhe se ishte “stresuese” ta kuptonte se kujt mund t’i besonte.

Edhe pse këngëtari pranoi se me kalimin e kohës dhe moshës ai u largua nga frika e të qenit i turpëruar për jetën e tij seksuale dhe arriti në një pikë ku mendoi: “Pse të më vijë turp? Unë jam një burrë 26-vjeçar beqar dhe po, unë kryej marrëdhënie.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat