Si ndihet Kris Jenner për fëmijët e saj që janë bërë prindër pa qenë të martuar?

Mediale Vip

Si ndihet Kris Jenner për fëmijët e saj që janë bërë prindër pa qenë të martuar?

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 07:08
Kris Jenner dhe vajzat e saj

Kris Jenner mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të parë në muajin e mjaltit – por atë nuk e shqetëson fakti që fëmijët e saj po bëjnë fëmijë edhe pse nuk janë të martuar. “Kam pritur në jetë Kourtney  nëntë muaj, dy javë dhe dy ditë pas martesës sime” -tha ylli i “Kardashians”, 66 vjeç, në “Martha Stewart Podcast” të ‘iHeartRadio’ të mërkurën.

“Unë e di këtë sepse të gjitha zonjat armene ndoshta po llogarisin,” -vazhdoi ajo, duke iu referuar familjes së ish-bashkëshortit të saj të ndjerë Robert Kardashian. “Unë betohem se kam mbetur shtatzënë në muajin e mjaltit,” -sqaroi ajo. “Unë jam shumë e modës së vjetër.”

Më pas, Martha Stewart e pyeti se si ndihej për nipërit dhe mbesat e saj që u kanë ardhur në jetë kur fëmijët e saj nuk kanë qenë të martuar.

Kourtney, 43 vjeç, ka Mason, Penelope dhe Reign, me ish-të dashurin e saj Scott Disick, ndërsa Kim Kardashian mirëpriti më të madhin nga katër fëmijët e saj – North, Saint,  Chicago dhe Psalm- me ish-bashkëshortin Kanye West para se të lidheshin me martesë në vitin 2014. Sa i përket Kylie Jenner,  24 vjeçarja ka një vajzë 4-vjeçare, Stormi dhe një djalë 5-muajsh, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar ende, me të dashurin, Travis Scott.

Rob Kardashian dhe Khloé Kardashian, nga ana tjetër, kanë vajzat Dream dhe True, përkatësisht me ish-të fejuarën Blac Chyna dhe ish-të dashurin Tristan Thompson. Kris i tha Stewart se ajo ka “gjithnjë e më shumë mirëkuptim” për zgjedhjet e fëmijëve të saj, duke shpjeguar se mes tyre ka “një dallim kaq të madh në moshë”.

“Kam kaluar kaq shumë gjëra në jetën time, saqë prapaskenat janë shumë të rëndësishme,” -shtoi ish-prezantuesja e “Kris”. “Sepse mësova aq shumë gjatë rrugës që nuk dija asgjë më parë”-vazhdoi ajo.

Kris bëri shaka se vajzat e saj dhe Rob mund t’i “hedhin çdo gjë” asaj, duke i thënë: “Unë jam këtu për ta. Ata e dinë atë. Nuk ka asgjë për të gjykuar. Aspak. Dua të them, thjesht nuk do ta bëja kurrë.”

Kendall Jenner është e vetmja nga fëmijët e Kris-it që nuk është bërë nënë, por biznesmenia e shtyn modelen, 26-vjeçare, të krijojë një familje – ose të paktën të ngrinte vezët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat