“Kam frikë”/ Kris Jenner shfaqet e përlotur: Nuk mund t’u them fëmijëve të mi…

Mediale Vip

“Kam frikë”/ Kris Jenner shfaqet e përlotur: Nuk mund t’u them fëmijëve të mi…

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 16:32
Kris Jenner

Kris Jenner është menjanuar nga pjesa tjetër e Kardashians.

Në trailerin e sezonit 2 të reality show-t Hulu, 66-vjeçare shfaqet duke qarë ndërsa diskuton një frikë që ka nga një shqetësim i panjohur në shëndetin e saj.

“Nuk mund t’u them fëmijëve të mi se kam frikë,”-shprehet Kris teksa shihet e shtrirë në një shtrat spitali. “Ata kanë mjaft probleme. Ata nuk kanë nevojë të shqetësohen edhe për mua.”

Por, Khloé Kardashian duket se e parandjen se diçka po ndodh. “Unë nuk e di se çfarë po ndodh me ju,”-shprehet Khloe.

Ndërkohë, Kim Kardashian thotë se çfardo të jetë, për të familja vjen e para.“Pavarësisht se si vijnë gjërat, ne gjithmonë do të jemi familje,” -tha ajo.

Në një moment tjetër gjatë trailerit, themeluesja e SKIMS gjithashtu u ofron fansave një përditësim mbi marrëdhënien e saj me Pete Davidson.

“Jeta është e bukur. Kam një të dashur të ri. Thjesht po kaloj një kohë shumë të mirë,”-shprehet Kim.

Ish-ylli i Saturday Night Live, bën gjithashtu paraqitjen e tij të parë në kamera në reality show-n kur Kim pyet: “I dashur, a dëshiron të bësh dush me mua shpejt?” Epik ka qenë reagimi i Davidson i cili ka fluturuar telefonin dhe paketën që kishte në dorë për të ndjekur të dashurën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat