Videoja virale e vajzës në klubin e Sarandës, reagon ish-konkurrenti i Përputhen

Mediale Vip

Videoja virale e vajzës në klubin e Sarandës, reagon ish-konkurrenti i Përputhen

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Mes personazheve të njohur që kanë reaguar për videon tashmë virale të një vazje në një klub të Sarandës, është edhe ish-konkurrenti i Për’puthen, Argjend Rraci, duke sjellë një mendim ndryshe nga të tjerët.

Në nëj postim në Instastory ish-konkurrenti i Për’puthen shkruan se në çështjen në fjalë nuk fajëson askënd, pasi “pisëlliqet” dalin në shesh. Sipas Argjendit ngjarja po bëhet më tragjike se ç’është, dhe secili duhet të marrë përgjegjësi për veprimet e veta.

Zakonisht, pikërisht kur jemi të dehur bëjmë gjërat që më shumë na pëlqejnë. Unë për vete në çeshtjen në fjalë nuk fajësoj askënd. Kur bën pisëlliqe në shesh, në shesh do të duken. Po e bëni më tragjike se ç’është!!!

Vajza në fjalë po duket e moshës madhore dhe askush s’kishte pse të ndërhynte që ta ndihmonte. Të marrë çdokush përgjegjësitë e akteve të veta. Thjesht s’do të ishte e nevojshme ta filmonin dhe ta publikonin se do të duhej ti shikonin të gjithë punët e tyre, pork jo është “mission impossible” në shoqërinë tonë.

Në videon e xhiruar në një nga clubet e Sarandës, shihej një vajzë në momente intime teksa është në praninë e dy të rinjve, të cilët i qëndrojnë shumë afër. Videoja është shpërndarë menjëherë nëpër media dhe faqe online, ku në disa prej reagimeve që janë bërë u pretendua se vajza në fjalë është dehur dhe shfytëzuar nga dy djemtë që i qëndrojnë afër.

Në lidhje me këtë video reagoi edhe moderatorja Fatma Haxhialiu e cila mes të tjerash shkruan se vajza ka qenë e dehur pa vetëdije dhe pas shpërndarjes së videos ka tentuar vetëvrasje.

Image
Postimi i tij
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat