Kush tha që janë ndarë? Kendall Jenner dhe Devin Booker ‘janë pajtuar’

Mediale Vip

Kush tha që janë ndarë? Kendall Jenner dhe Devin Booker ‘janë pajtuar’

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 18:29
Kendall dhe Devin

Lajmet e ditëve të fundit për lidhjen e dashurisë mes Kendall Jenner dhe Devin Booker duket se kanë rënë poshtë. Thashethemet se çifti i të rinjve mund t’i ketë dhënë fund janë shuar vetëm disa orë më parë, kur modelja e njohur dhe ylli i NBA janë parë së bashku.

Kendall dhe Devin kanë qenë bashkë në dasmën e një miku të modeles në Nepa, Kaliforni.

Image
Kendall dhe Devin

Burime për E!News kanë konfirmuar se gjithçka mes Kendall dhe Devin tashmë po shkon mjaft mirë: “Ajo dhe Devin janë rikthyer bashkë. Ata i zgjidhën çështjet që kanë pasur dhe vendosën të ecin përpara dhe të jenë bashkë", – citon burimi.

Një foto e postuar në Instagramin e 26-vjeçares mjaftoi për të kuptuar se spekulimet duhet të merrnin fund. Edhe pse Kendall nuk e tregoi portretin në foto, ylli i NBA njihet nga dora në belin e modeles.

Kendall zgjodhi një fustan të gjatë në ngjyrë jeshile të errët, me rrudha në pjesën e poshtme.

Thashethemet për ndarjen e Kendall Jenner dhe Devin Booker kanë nisur prej disa javësh. Disa prej mediave ndërkombëtare raportuan se çifti ka pasur diskutime për të ardhmen, por tani kanë vendosur ta lënë pas këtë periudhë konfuze dhe të vazhdojnë përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat