“Valle” – publikohet projekti më i ri nga Ronela Hajati

Mediale Vip

“Valle” – publikohet projekti më i ri nga Ronela Hajati

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 09:57
Ronela Hajati

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Ronela Hajati është rikthyer me një tjetër projekt muzikor.

“Valle” mban titullin kënga e saj më e re që erdhi e shoqëruar edhe me një klip interesant në të cilin Ronela paraqitet si nuse me duvakë dhe vello me ngjyrë të zezë.

Kënga është plotë ritëm ndërsa këngëtarja shfaqet energjike dhe në formë të mirë teksa bashkë me të janë edhe një numër miqsh dhe valltarësh.

Teksti i këngës është shkruar nga vet Ronela dhe Marko Polo, ndërkaq për klipin është përkujdesur FullMoon Production.

Kujtojmë që para kësaj, Ronela erdhi me një projekt të parë në gjuhën italiane që u prit mirë nga fansat e këngëtares.

Theksojmë që Ronela këtë vit ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision” me këngën “Sekret” por që u eliminua në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat