Pas “Malli”, Dafina Zeqiri bën paralajmërimin e këngës së re “Dhimbje dhimbje”

Mediale Vip

Pas “Malli”, Dafina Zeqiri bën paralajmërimin e këngës së re “Dhimbje dhimbje”

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 16:33
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, këtë vit ka sjell një sërë projektesh të reja që u shndërruan në hite të mëdha.

Pak javë pas këngës së fundit “Malli”, ajo ka nisur përgatitjet për një tjetër prurje muzikore të titulluar “Dhimbje dhimbje”.

Në një paralajmërim të bërë në rrjete sociale, ajo ka pyetur ndjekësit se kur duhet të publikohet.

“Kur po e qesim?”, ka qenë përshkrimi krahas postimit.

Të shumta kanë qenë reagimet në hapësirën për komente, të cilët mezi po presin për këngën e radhës të 33-vjeçares.

“Malli” në anën tjetër ka qenë një këngë e Zeqirit që u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Për vetëm një periudhë të shkurtër mblodhi mbi pesë milionë klikime në YouTube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat