Dy ditë pas, Morena i rregullon varrin qenit të saj

Mediale Vip

Dy ditë pas, Morena i rregullon varrin qenit të saj

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 22:08
Morena Taraku

Dy ditë më parë, përmes një postimi në Instagram, Morena Taraku njoftoi ngordhjen e qenit të saj, Boo Moi.

Ajo u shfaq e emocionuar në dedikimin e saj, detaj i cili e futi në replika me një pjesë të komentuesve që e konsideronin absurde këtë qasje.Por, Boo Moi që kishte vend të veçantë në zemrën e Morenës, edhe lamtumirën e ka pasur dinjitoze.

Morena ka ndarë sot foto të varrit të rregulluar që mban për mbishkrim, një dedikim.

“Të kam dashur krejt jetën tënde, do më mungosh tërë jetën time. Nuk do të harroj, do takohemi në qiell” – shkruhet në gurin e varrit.

Lidhja ka qenë shumë e veçantë.

Image
Nga vendi i ngjarjes

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat