Tradhtoi bashkëshortin me Elon Musk? Sipërmarrësja reagon pas pretendimeve se pati një romancë me miliarderin

Mediale Vip

Tradhtoi bashkëshortin me Elon Musk? Sipërmarrësja reagon pas pretendimeve se pati një romancë me miliarderin

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 14:58
Elon Musk, Nicole Shanahan dhe Sergey Brin.

Elon Musk është përfshirë në një skandal tradhtie. Miliarderi akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me gruan e mikut të tij, Sergey Brin.

Pretendohet se tradhtia ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar kur Nicole Shanahan dhe bashkëthemeluesi i Google ishin ndarë por jetonin ende së bashku.

“Mos bëni gabim, çdo pretendim se Nicole kishte një lidhje me Elon Musk nuk është veçse një gënjeshtër, por edhe shpifje”, tha avokati i saj, Bryan Freedman për DailyMail.

Wall Street Journal publikoi të dielën një artikull ku shkruhej se Musk ka fjetur me gruan e Sergey Brin, Nicole Shanahan, tradhti që dyshohet se shërbeu si katalizator për divorcin e tyre.

Musk postoi një foto të tij në Tëitter duke festuar me Brin, në një përpjekje për të hedhur poshtë pretendimin bombë të gazetës.

Bisedimet e divorcit midis 33-vjeçares dhe Brin janë duke vazhduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat