Bëhuni gati për super hitin e verës nga David Dreshaj

Mediale Vip

Bëhuni gati për super hitin e verës nga David Dreshaj

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Ai është për momentin artisti më "in" dhe pasi e ka nisur verën me hitin " Ana" që rrëmbeu miliona klikime për pak ditë ka gati super projektin e rradhës.

Fjala është për talentin David Dreshaj ku mësojmë se po vjen me një këngë mjaft të bukur ku për tekstin është kujdesur vetë ai me Elinel, me melodi dhe beat nga Mixey Music, rregjistruar dhe miksuar në studion e Darko Dimitrov.

Kënga do të vijë me një super klip me pamje fantastike ku dhe këtu nuk mungon idetë dhe dora e vetë Davidit.

Në instagramin e tij mjaft të ndjekur artisti ka treguar se kënga do të quhet " Do dashni" dhe pritet të publikohet ditën e martë më 2 Gusht në orën 18:00. Bëhuni gati për super hitin e verës nga David Dreshaj.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat