Vjen “Mashtrimi” nga Vlora Kastrati Shala, me vargjet e të madhit Hivzi Krasniqit

Mediale Vip

Vjen “Mashtrimi” nga Vlora Kastrati Shala, me vargjet e të madhit Hivzi Krasniqit

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 21:29
Vlora Kastrati

Quhet " Mashtrimi" projekti më i ri muzikor ardhur nga artistja e njohur pejane Vlora Kastrati Shala. Kënga me nje super klip realizuar në Ulqin ka nisur të klikohet e të pëlqehet mjaft.

Muzika dhe orkestrimi i këngës është realizuar nga mjeshtri Florent Boshnjaku, ndërsa për Vlorën ka qenë kënaqësi e madhe për të kënduar vargjet e të madhit Hivzi Krasniqi tashmë i ndjerë ku mësojmë se ku artistja jetonte në Pejë banonin shumë pranë dhe ka qenê prej shumë vitesh ëndrra e artistes që të ketë një tekst nga ai.

Ndërsa më tej Vlora ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët për këtë projekt si dhe vendet e bukura ku realizoi klipin Cabo Beach Ulqin dhe Restaurant Dulcinea Ulqin, Sunny Garden Ulqin si dhe djemtë dhe vajzat që morën pjesë në klip.

Ne ju ftojmë që në linkun më poshtë ta dëgjoni projektin e bukur të sapo ardhur nga këngëtarja Vlora Kastrati Shala.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat