Meghan Markle nis podcast-in në ‘Spotify’, cila ishte e ftuara e premierës

Mediale Vip

Meghan Markle nis podcast-in në ‘Spotify’, cila ishte e ftuara e premierës

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 11:54
Meghan Markle

Dukesha e Sussex-it pati këtë të martë premierën e podcast-it të saj dhe e para e ftuar ishte Serena Williams. Në ‘Archetypes’, në Spotify, Meghan foli për feminizmin dhe standardet e dyfishta me të cilat përballen gratë.

E ftuara e saj e parë në podcast ishte tenistja e famshme Serena Williams, e cila së fundmi, në një kopertinë të Vogue, tha se do të tërhiqet përfundimisht nga sporti.

Meghan tha se do ta përdorte serialin për të ndarë nofkat dhe etiketat që shpesh u ngjiten grave për t'i lënduar ato apo për t’i bërë të ndihen inferiore.

Meqenëse ka qenë shpeshherë subjekt i shumë etiketimeve raciste nga shtypi britanik, Meghan tha: ‘Unë di vetë një ose dy etiketime nga këto etiketime (për veten)’.

‘Shpresoj që përvoja ime do t'i ndihmojë gratë e tjera të jenë të hapura, të zbulojnë gjërat më të bukura brenda ne të gjithëve dhe të vërtetën që askush prej nesh nuk është vetëm në këtë botë’,- tha ajo ndër të tjera duke shtuar se e ardhmja është diçka që duhet ta shkruajmë së bashku.

E ftuara e parë e Meghan, Serena Williams, rrëfeu për vendimin e saj të fundit për ta lënë tenisin, si edhe ndikimin e këtij vendimi në jetën e saj.

E ftuara e dytë e podcast-it do të jetë Mariah Carey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat