Vera Ora flet për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë: Të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë roli kemi në shoqërinë tonë

Mediale Vip

Vera Ora flet për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë: Të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë roli kemi në shoqërinë tonë

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 11:06
Vera Ora

Dhunimi i një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë persona ka nxitur reagime të shumta dhe protesta kundër abuzimit dhe dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave.

Reagimet nuk kanë munguar as nga emra të njohur të estradës dhe të famshëm të tjerë shqiptarë, disa nga të cilët ishin të pranishëm edhe në protestat që u organizuan.

Për aktin makabër ndaj të miturës ka folur edhe nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Vera.

Vera Ora e cila është psikologe me profesion dhe këshilluese e shëndetit mendor, ka publikuar një video në llogarinë e saj të Insatgram ku edhe foli për rastin duke e quajtur një akt të tmerrshëm dhe që duket të dënohet ashpër.

“Desha të flas për rastin që ndodhi me një vajzë 11-vjeçare e cila është përdhunuar nga një grup i meshkujsh, një akt që duhet të dënohet ashpër, desha të shikoj se ne si shoqëri si e shohim se çfarë ka ndodhur në mendjen e atyre që kanë bërë këtë akt. Dua të përmendi disa pika që janë të rëndësishme në këtë rast. Çfarë është psikologjia e atyre personave, kush janë këta persona dhe çfarë kanë patur për qëllim në këtë akt kaq të tmerrshëm ndaj një fëmije 11-vjeçar”, është shprehur Vera.

“Unë prej aspektit psikologjik mendoj se duhet që këtë raste komplekse të shikohen me një dinamikë më të madhe, unë e shoh këtë si një grup të drejtuar nga një profil. Kush është lideri dhe çfarë prapavije ka pasur ai njeri dhe ata që kanë dhe ndjekësit që i kanë përcjellë dhunuesit që të bëjnë një akt kaq të tmerrshëm? Është një dukuri që duhet menduar. Mund të jetë një sulm i organizuar dhe i planifikuar shumë gjatë me një strategji, mund të them ndonjë qëllim apo ndonjë hakmarrje apo ndonjë akt i cili është bazuar në një prapavijë”, tha tutje Ora.

“Mua me qanë zemra për atë që ka mundur ta përjetojë ajo vajzë dhe traumat që ka pësuar ai fëmijë, trauma të cilat ndoshta kurrë nuk do të largohen nga jeta e saj. Si në psiqikën e saj ashtu edhe në të familjes, prindërve dhe rrethit të ngushtë. Siç thashë dhe më parë ky grup e ka një udhëheqës, një psikopat udhëheqës, i cili ka bërë një ide dhe e kanë përcjellë të tjerët. Varet çfarë kushti kanë qenë ato kërcënime, sugjerime. Sigurisht që mund të ketë pasur ndonjë që ka rezistuar, por dihet se çfarë ndodh me ata që rezistojnë. Mund të jetë quajtur si qyqar, i dobët, jo mashkullor, jo i fortë. Kur bëhet një akti i tillë ne si shoqëri fillojmë të akuzojmë një ngjarje të tillë me të drejtë, por ndoshta është me rëndësi të shohim si shoqëri çfarë të bëhet në këto raste”, ka shpjeguar nëna e Ritës.

“Duhet të shikojmë rëndësinë e familjes, e edukimit të fëmijëve që në vegjëli, dhe çfarë rrethi familjarë i dhurojmë fëmijëve tonë, si i edukojmë ata të kenë një barazi gjinore ne ende mblidhemi turma e meshkujve në një anë dhe turma e femrave në anën tjetër edhe në bashkësi familjare ne ende mendojmë me ndashmëri, ju lë me një mendim që është edhe porosia ime që duhet të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë  roli kemi në shoqërinë tonë, si prindër, si qytetarë që jetojmë në bashkësi me të drejta të barabarta”, tha në fund Vera.

Ndërkohë, kujtojmë që dje (e mërkurë) në lidhje me rastin e dhunimit u mbajtën protesta në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat