Pushimet e ëmbla të Dj Sardit, artisti publikon fotot e rralla me të birin

Mediale Vip

Pushimet e ëmbla të Dj Sardit, artisti publikon fotot e rralla me të birin

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 12:25
Dj Sardi dhe Jonisa Sinorukaj

Disa muaj më parë Dj i njohur shqiptar Sardi Shehu dhe partnerja e tij Jonisa Sinorukaj, u bënë prindër për herë të parë duke mirëpritur në jetë djalin e tyre Zais Denzel Shehu.

Artisti është përpjekur të jetë goxha hermetik në lidhje me jetë ne tij personale të cilën nuk e ekspozon shumë në rrjetet sociale dhe më shumë sjell për ndjekësit e tij imazhe nga jeta profesionale. Mirëpo ditën e sotme Sardi ka shkrirë zemrat e të gjithëve me foton e fundit ku shfaqet me djalin e tij në breg të detit.

Kështu Sardi ka treguar se po shijon disa ditë relaksi me familjen e tij, pas një sezoni të ngarkuar me punë.

Image
Dj Sardi

Në një intervistë të dhënë më herët, Sardi tregoi edhe projektet e tij në aspektin professional dhe angazhimet jashtë vendit. Duke folur për kohën që i merr puna, ai shprehu se e gjithë barra për të rritur djalin i ka rënë Jonisës.

“Jam pak i ngarkuar, e gjithë barra i ka rënë mamasë. Edhe mërzitet ndonjëherë sepse shumicën e kohës nuk jam, jam gjithë kohë në lëvizje. Por mundohem që atë kohën që kaloj në Tiranë ta kaloj me ata.”– tha Dj Sardi për “Jo Vetëm Modë.”

Image
Dj Sardi

Djali i tij Zais është tashmë rreth 8 muajsh, dhe Sardi tregoi se edhe ai është mësuar me axhendën e babait të tij të cilit i duhet të udhëtojë në vende të ndryshme larg familjes.

“Zais është shumë mirë shumë i dashur, sikur e kupton që unë iki larg edhe sa jam në shtëpi nuk fle gjumë në orarin e vet do të lozi me mua. Më bozëqesh sikur më thotë “mos ik.”– tregoi Sardi.

Sa i përket planeve për një fëmijë të dytë, D ji njohur tha: Të them të drejtën unë kam dashur vajzë, mamaja donte djalë. Kur mora vesh që ishte djalë nuk u mërzita. Edhe një tjetër do e bëjmë, gocën do e bëj sesbën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat