Do bëjë ish-bashkëshortin e Rudina Dembacajt baba për herë të dytë, partnerja e Aleksit thumbon aktoren!

Mediale Vip

Do bëjë ish-bashkëshortin e Rudina Dembacajt baba për herë të dytë, partnerja e Aleksit thumbon aktoren!

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 08:19
Aleksandri dhe Marisa

Ditë të lumtura për ish-bashkëshortin e Rudina Dembacajt. Pas historisë së divorcit, duket se edhe Aleksandri ka gjetur dashurinë.

Ai dhe Marisa kanë celebruar tashmë dashurinë e tyre, duke u bërë zyrtarisht burrë e grua. Duket se vendimi për martesën e bëftë ka ardhur pikërisht prej lajmit të mirë që vjen nga ky çift.

Bëhet me dije se bashkëshortja e Aleksit është shtatzënë dhe pas pak muajsh do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto ku barku i duket më i rrumbullakosur se zakonisht.

Prandaj ndjekësit e kanë pyetur nëse është në pritje të ëmbël dhe ajo e ka konfirmuar, duke i kthyer përgjigje me nga një puthje. Ditët e fundit, Marisa është përfolur në rrjetet sociale edhe për një “thumb” që sipas mediave ishte për ish-gruan e partnerit të saj.

Ditën e djeshme ajo ka ndarë një pjesë të këngës së Mozzik, duke e shoqëruar me “emoji” të mërzitur.

“Mbrëmë të pashë në ëndërr dorë për dorë me tjetër kënd, e jo me babën tënd”, është pjesa që ka zgjedhur ajo të shpërndaj në “InstaStory” dhe patjetër që mendja të shkon te vajza e Rudinës dhe Mark Frrokut me të cilët normalisht jeton edhe Viktoria.

Kaq ka mjaftuar që lajmi të bëjë xhiron e rrjeteve sociale, duke u interpretuar si një luftë e ftohtë mes dy vajzave. Ndonëse Aleksi nuk i përket botës së mediave, emri i tij u bë i njohur kur u martua me aktoren Rudina Dembacaj.

Edhe më i famshëm u bë “mekaniku”, si Rudina e quante, kur çifti u divorcua. Rudina Dembacaj ka treguar përherë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-partnerin e saj. Fëmija që kanë në mes, Viktoria, ka qenë një nga arsyet kryesore pse ata të dy kanë ruajtur raportet e mira me njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat