Lë televizionin publik Besa Çejku Buçinca, sonte i jep lajmet për herë të fundit

Mediale Vip

Lë televizionin publik Besa Çejku Buçinca, sonte i jep lajmet për herë të fundit

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 19:58
Besa Çejku Buçinca

Drejtori i transmetuesit publik RTK, Shkumbin Ahmetxhekaj ka njoftuar se për prezantuesen e lajmeve, Besa Çeku Buçinca sonte do të jetë edicioni i fundit.

Ahmetxhekaj, duke e quajtur ikonë Çejku Buçincën, ka njoftuar se sonte, ajo do të të jetë para shikuesve bashkë me prezantuesin e njohur, Mustafa Muçaj.

“Pas pak në Lajmet Qendrore. Mustafa Muçaj dhe Besa Çejku Buçinca. Edicioni lamtumirës i ikonës së RTP-së dhe RTK-së, Besa Çejku Buçinca”, ka njoftuar ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat