Të gjithë e njohin si Princ Harry, por djali i Mbretit zbulon emrin e vërtetë

Mediale Vip

Të gjithë e njohin si Princ Harry, por djali i Mbretit zbulon emrin e vërtetë

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 16:02
Princ Harry dhe Meghan Markle

Duka i Sussex bëri një rrëfim personal në një video-telefonatë që pati me fituesit e çmimeve WellChild, të hënën 10 tetor. Ndër të tjera, Princi Harry ka treguar se cili është emri i tij i vërtetë. 

Princi është djali i dytë i Mbretit Charles III dhe i Princeshës së ndjerë Diana. Ai ka lindur më 15 shtator 1984 dhe emri dhe titulli që i është vënë ka qenë: “Princi Henri i Uellsit”. Edhe pse quhej Henri, ai u bë i njohur botërisht si Harry.

Princi Harry: ‘Emri im është Henry’.

Duke folur me një fëmijë, emri i të cilit është Henri, Princi tha: “Dhe emri im është Henri. Të gjithë të tjerët më quajnë Harry. Nuk e kam idenë pse”.

Ky fëmijë ka lindur me probleme shëndetësore dhe është shfaqur në video-telefonën me prindërit e tij Ben dhe Shevonne. Teksa i vogli qeshte gjatë bisedës së tij me Dukën e Sussex-it, ai i tha se sa shumë i kujtonte djalin e tij Archie. “Ti dukesh si djali im, Archie, me të vërtetë. Ju keni të njëjtin zë. E dashuroj atë!”.

Kur prindërit e djalit e pyetën Harry-n për fëmijët e tij, Archie dhe Lilybet, ai u përgjigj: “Ata po ia dalin mirë. Archie është i angazhuar. Edhe Lily po mëson se si të flasë. Është e mrekullueshme!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat