Fifi dhe Adis Patushi me pushime në New York

Mediale Vip

Fifi dhe Adis Patushi me pushime në New York

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 14:11
Fifi dhe Adis Patusha

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, po shijon çdo moment krah partnerit të saj, biznesmenit të njohur, Adis Patushi.

Çifti, të cilët janë në një lidhje dashurie prej disa muajsh, së fundmi kanë bërë një udhëtim bashkë.

Artistja nga Ferizaj ka njoftuar së fundmi se me Adisin kanë nisur pushimet në New York.

Image
Fifi dhe Adis Patusha

Ata kanë publikuar një fotografi në InstaStory, përmes të cilës tregojnë se ndodhen në Manhattan.

Pushimet e Fifit vijnë pas një sërë angazhimesh të 28-vjeçares me mbrëmje e koncerte.

Ajo edhe këtë verë ka qenë shumë e zënë duke dhuruar performanca nëpër vende të ndryshme dhe jo vetëm në trojet shqiptare.

Kujtojmë që romanca e Fifit dhe Adisit nisi pas përfundimit të Big Brother VIP. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat