Pas reagimit të Fifit, fshihet video ku paralajmërohej fillimi i spektaklit “BBV”

Mediale Vip

Pas reagimit të Fifit, fshihet video ku paralajmërohej fillimi i spektaklit “BBV”

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Sonte produsioni i “BBV Albania”, paralajmëroi sezonin e ri të këtij spektakli.

Paralajmërimin produksioni e bëri me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”.

“Programi që theu çdo rekord shikueshmërie, programi që apasionoi shqiptarët kudo ndodhen deri në fiksim… Big Brother Vip Albania, me Arbana Osmanin, së shpejti në Top Channel!”, thuhej në njoftimin e Top Channel në Instagram.

Publikimi i videos pati reagime të ndryshme, ku një i ashpër erdhi nga njëra nga ish-protagonistet e sezonit të parë, Fifit, pasi që në videon e promovimit të sezonit të ri ishte publikuar edhe një sekuencë e sezonit të kaluar të këtij spektakli ku artistja Fifi nuk ishte ndjerë mirë dhe i kishte rënë të fikët.

Pak minuta pasi Fifi i reagoi ashpër produksionit përmes rrjeteve sociale, video e produksionit të “BBV Albania” u largua nga faqja zyrtare.

Ende nuk dihet arsyeja e largimit të kësaj video dhe televizioni deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka dhënë ndonjë sqarim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat