Pas rastit tragjik në Pejë, Getinjo: Marre po më vjen që jam njeri

Mediale Vip

Pas rastit tragjik në Pejë, Getinjo: Marre po më vjen që jam njeri

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 10:29
Getinjo

Ditën e djeshme, Kosova është shokuar pas videos së publikuar ku shihen disa infermiere ndaj një të moshuare në një shtëpi të të moshuarve në Pejë.

Pas këtij rasti, ka pasur reagime të shumt.

Ndër mesin e reagimeve është edhe ajo e Getinjos, i cili u shpreh ashpër.

“A po e kuptoni që dhuna s’ka gjini? More Zoti shumë na don se neve duhet pluhur me na bo, me na zhduk krejtve. Ajo plakë në video e cila u dhunua qenka nënë e dëshmorit që ka dhënë jetë për këtë tokë!

Çfarë shoqërie jemi ne që në praninë tonë dhunohet një grua e vjetër ndoshta e sëmurë dhe ne qeshim edhe e bëjmë incizim me telefon! Marre po më vjen që jam njeri”, ka shkruar reperi.

Image
Reagimi i Getinjos
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat