Ja shifra marramendëse, sa është paguar këngëtarja e njohur çdo fundvit me këngën e saj

Mediale Vip

Ja shifra marramendëse, sa është paguar këngëtarja e njohur çdo fundvit me këngën e saj

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 00:16
Mariah Carey

“All I Want for Christmas Is You” e  Mariah Carey është  ‘himni’ i Krishtlindjes.

Edhe pse ka vite që kjo këngë është publikuar, sërish degjohet edhe sot e kësaj dite, por sa fiton Mariah Carey çdo vit nga dëgjimi i këngës në periudhën e Krishtlindjes?

Këngëtarja grumbulloi plot 60 milionë dollarë nga viti 1994 deri në vitin 2016, mirëpo, që nga viti 2019, ajo fiton midis 600,000 dhe 1 milion dollarë çdo dhjetor. Kujtojmë se më herët, Mariah Carey u padit me minimumi 20 milionë dollarë për shkelje të të drejtave të autorit nga Andy Stone për këngën e saj të famshme “All I Want for Christmas”.

Kujtojmë se këngëtarja është paditur për të paktën 20 milionë dollarë për shkelje të të drejtave të autorit nga Andy Stone për këngën e saj të famshme “All I want for Christmas”. Kantautori pretendon se ai shkroi dhe regjistroi një këngë të quajtur “All I Want For Christmas Is You” përpara se Carey të publikonte këngën e saj me të njëjtin titull që do të hynte në histori. Sipas padisë së siguruar nga TMZ, Stone beson se kënga e tij ka frymëzuar atë të Carey-t dhe ai dëshiron një pjesë të fitimeve të saj. Ai regjistroi këngën e tij në 1989 në Nashville, dhe grupi Vince Vance & The Valiants e regjistroi atë dhe madje realizoi një videoklip.

Stone pretendon se pati një transmetim të gjerë dhe ishte në listat e Billboard në 1993 gjatë sezonit të Krishtlindjeve. Carey publikoi këngën e saj vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat