I zbuluan shtatzëninë… Tea Trifoni ndahet nga i dashuri misterioz!

Mediale Vip

I zbuluan shtatzëninë… Tea Trifoni ndahet nga i dashuri misterioz!

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 14:36
Tea Trifoni

“Tea është shtatzënë për herë të parë”, ishte ky lajmi që u shndërrua në kryefjalën e mediave pak javë më parë.

Prej 10 javësh, ish-konkurrentja nuk ishte fare aktive në rrjetet e saj sociale. E dukej se ishte ky fakt që konfirmoi për disa media lajmin e pritjes së ëmbël.

Mirëpo mesa duket, vet Tea pati diçka për të thënë lidhur me këto aludime. Vetë ish-konkurrentja e “Për’puthen” postoi një video në llogarinë e saj në “Instagram”, duke përdorur një audio, përmes së cilët duket se jep në përgjigje lidhur me lajmet e shtatzënisë.

“Ndonjëherë ju thjesht keni nevojë të relaksoheni dhe shijoni jetën”.Por, teksa ajo zgjidhi ta përgënjeshtronte lajmin, u duk se vëmendja u shtua edhe më shumë për rreth lidhjes së re që ajo kishte nisur.

E në fakt, Tea ishte në nisje të lidhjes kur lajmi pushtoi mediat. Duke qenë një lidhje e re për të, ishkonkurrentja e “Për’puthen” po e shijonte në fshehtësi të plotë, duke zgjedhur ta mbajë larg rrjeteve sociale partnerin e ri.

Por, duket se historia nuk ka zgjatur shumë dhe dyshja i ka dhënë fund pak kohë pasi lajmi i shtatzënisë qarkulloi.

Pas daljes nga “Për’puthen”, Tea Trifoni nisi një lidhje të re dashurie me një djalë misterioz, identitetin e të cilit nuk e zbuloi.

Ish-konkurrentja e kishte njohur partnerin në rreth shoqëror, pasi Fatjon Kuqari ishte shoku i tij. Trifoni tha në atë kohë se ishin komplimentet për inteligjencën dhe jo për sytë e saj, ato që e bënë të dashurohej me këtë djalë.

Mirëpo, ditën e sotme, 23- vjeçarja i ka habitur të gjithë me deklaratën e fundit. Gjatë bisedës në “Goca dhe Gra”, Tea zbuloi se është ndarë nga i dashuri. Ajo tha se ky vendim ishte marrë nga të dyja palët dhe asnjëri nuk la tjetrin.

“Jam ndarë për shkak të xhelozisë. Vëmendja publike nuk shton xhelozinë, por presionin që kanë partnerët e mi. Aktualisht, nuk kam asnjë partner. As e lashë, as më la. Nuk u ndava se nuk isha kurrë e lidhur, isha në njohje”, deklaroi Trifoni.

Tea u surprizua nga ish-partneri me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe të bardhë në studio. Më herët, gjatë bisedave virtuale me ndjekësit, por edhe gjatë emisionit, Tea kishte treguar pak detaje për mashkullin që kishte në krah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat