U nda nga jeta shumë vite më parë, Almeda Abazi kujton me mall të atin e saj

Mediale Vip

U nda nga jeta shumë vite më parë, Almeda Abazi kujton me mall të atin e saj

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 12:36
Almeda Abazi

Shumë vite më parë ish-Missi shqiptar Almeda Abazi ka humbur të atin e saj.

Shpesh herë modelja e kujton me mall babain e saj dhe tregon sa shumë i mungon duke postuar foto të vjetra në Instagramin e saj.

Sot janë bërë plot 14 vite që kur ai është ndarë nga jeta dhe Almeda ndau në InstaStroy disa foto të papublikuara më parë, ku shihet një foto e tij kur ishte shumë i ri dhe një e moderatores kur ishte shumë e voglë e kapur përdore me babain e saj.

“17.11.2008, 14 vite pa ty babi”– shkruan Abazi.

Image
Babai i Almeda Abazit

Kujtojmë se Almeda e cila prej vitesh është e martuar me Tolgahan Sayisman, janë një ndër çiftet më të dashura për publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat