Djali i Dedës së vërtetë rrëfehet si e kanë përjetuar humbjen e papritur të babait të tyre

Mediale Vip

Djali i Dedës së vërtetë rrëfehet si e kanë përjetuar humbjen e papritur të babait të tyre

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 09:48
Zef Doda

Të gjithëve na jehon në vesh dhe madje e kemi kthyer në batutë frazën e famshme të filmit “Rrugë të bardha” ‘Alo  Dedë a më dëgjon’? Mbase pak e dinë që kjo histori është e vërtetë, një fillrojtës në malet e fshatin Domgjon në  Mirditë mbeti vërtet në shtyllë dhe nuk u kthye dot në shtëpi në mbrëmjen e 31 dhjetorit të viti 1966. Ai çast e rrëmbeu përgjithnjë asokohe 46-vjeçarin Pjetër Llesh Doda. I biri, Zefi erdhi në “Esencë” për të na rrëfyer më shumë, për kujtimet e të atit dhe jetën pa të, më familjen me 5 fëmijë ku gjërat nuk qenë edhe aq të thjeshta.

“Ne nuk e mendonim që babai nuk do të kthehej një ditë në shtëpi prej asaj pune. Edhe mamaja ime që ia njihte vështirësitë nuk e imagjinonte”-rrëfen ai.

Zefi na tregon se kanë qenë vite të vështira por ai dhe familja kanë pasur ndihmën e vazhdueshme të xhaxhallarëve dhe njerëzve të tjerë të afërt. Ai thotë se kanë pasur po ashtu ndihmën e shtetit, ndërsa kujton se ish-diktatori iu ka dërguar personalisht dy letra urimi për Vitin e Ri.

Kanë pak kujtime dhe foto nga babai por figurën e tij e kanë të gjallë në kujtesë dhe në përjetimet e tyre.

“Kur i dhanë babait titullin Hero i Punës Socialiste, mu duk sikur ma ringjallën”-thotë ai ndërsa kujton se ky vlerësim për të atin e ka lumturuar shumë.

Filmi dedikuar figurës së të atit është një moment që ai e ruan si një prej gjërave të  çmuara, madje na tregon se ka ruajtur miqësi ndër vite me aktorin Rikard Ljarja i cili ishte nën petkun e Dedës në film. Madje ai ka qenë krushk i parë në dasmën e vëllait të Zefit, një prej kujtimeve më të bukura që ata ruajnë si familje. Një gjest i rrallë dhe i paçmueshëm nga ana e aktorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat