Jugu aço veriu? Anxhela Peristeri tregon se kush hedh lekë në dasma

Mediale Vip

Jugu aço veriu? Anxhela Peristeri tregon se kush hedh lekë në dasma

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 12:10
Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri është një ndër këngëtaret që i këndon të gjitha zhanret muzikor, nga baladat, ritmiket deri te popullorja. Ajo merr shumë ftesa në koncerte dhe evente familjare, siç janë dasmat.

Së fundmi, e pyetur në “Why Not”, se kush hedh më shumë para, jugu apo veriu, Anxhela veçoi këta të fundit.

Ajo zbuloi se paguhen me pagesë fikse, por veriorëve i zien gjaku.

“Zakonisht ne funksionojmë me një pagesë fikse, jo me para të hedhura. Por Veriu është më i gëzueshëm dhe më bujar.

Sigurisht që edhe jugu ka dasma shumë të bukura, por veriut i zien pak më shumë gjaku sesa neve nga jugu”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat