Si asnjëherë më parë, Gjiko zbulon dëshirën e tij më të madhe: Pas moshës 50 vjeç dua që…

Mediale Vip

Si asnjëherë më parë, Gjiko zbulon dëshirën e tij më të madhe: Pas moshës 50 vjeç dua që…

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 20:49
Gjiko

Pas një mungese të gjatë në daljet televizive, Asdren Gjikolli  ose ndryshe i njohur si Gjiko ishte i ftuar së fundmi në programin “N’majë të gjuhës” përballë Xheraldina Vulës ku foli për jetën e tij profesionale dhe personale.

Artisti rrëfeu për herë të parë një ndër dëshirat e tij më të mëdha, të cilën nuk e ka tregusr kurrë më parë.  Gjiko u shpreh se dëshiron të eksplorojë gjithë botën duke lundruar.

“Kam qef me lundru krejt botën. Mendoj që diku pas moshës 45-50 vjeçare me lundru gjithë botën për rreth 1 vit. Mendoj që është një sfidë”- tregoi Gjiko,

I pyëtur përse nuk ia ka treguar askujt këtë dëshirë, madje as vetë partneres së tij, Elitës, reperi tregoi se dëshirat nuk duhen të shprehen dhe t’i realizosh kur të vijë koha e duhur.

 “Dëshirat nuk duhet me i shpreh shumë sepse pastaj është e mundur që të ngopesh veç me euforinë që e the atë dëshirë. Kështu që duhet me u fokusu brenda vetes dhe kur të vijë koha ta realizosh”- tha këngëtari.

Kujtojmë se ky vit nuk ka qenë aspak i qetë për reperin nga Kosova, pasi ai është përballur me akuza të rënda, një prej të cilave është abuzimi seksual me një të mitur.

Gjithë verën është shkruar shumë rreth skandalit që ka përfshirë reperin. Mediat kosovare publikuan edhe dëshminë e vajzës që pretendonte se ishte mashtruar dhe përdhunuar nga reperi. E mitura, viktima në këtë rast deklaroi para hetuesve se sa herë ka kryer marrëdhënie seksuale me Gjikon ka qenë nën ndikimin e narkotikëve. “Sa herë jam takuar me Asdrenin më ka dhënë drogë, sa herë që kam kryer marrëdhënie seksuale me Asdrenin kam qenë nën ndikim të narkotikëve. Substancën narkotike i pandehuri Gjikolli e kishte pasur të vendosur në dhomën e pritjes në një kuti dhe çdo herë më ka dhënë narkotikë e më pas kemi pasur marrëdhënie seksuale. Këtë nuk do ta bëja asnjëherë po të isha në gjendje normale”, -thuhet në deklaratën e vajzës të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi. Viktima ka deklaruar para organeve të drejtësisë, se Asdren Gjikolli dhe V. kanë bërë edhe fotografi dhe video incizime.

Gjiko reagoi publikisht duke mohuar akuzat që i ka quajtur të sajuara. Reperi po ashtu bëri me dije se ka paditur ata që kanë ‘sajuar’ dhe disa media. “Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare.Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, shkroi Gjiko asokohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat