Ilir Shaqiri për 28 Nëntor: Gëzuar, Kombi i dritës

Mediale Vip

Ilir Shaqiri për 28 Nëntor: Gëzuar, Kombi i dritës

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 20:52
Ilir Shaqiri

Sot anë e mbanë trojeve shqiptare festohet Dita e Flamurit, 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Kanë qenë të shumta urimet që janë bërë për këtë festë e po ashtu edhe organizime të ndryshme me rastin e këtij viti jubilar.

Një urim në ditën speciale e bëri edhe artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Ilir Shaqiri.

“Gëzuar, KOMBI I DRITËS…!”, nis postimi i Shaqirit.

“Me njomësinë e pavenitur të bashkimit në mendjet e në zemrat tona, për të përmbushur amanetin e paraardhësve tanë mendjendritur e të lavdishëm, Shqipërinë e Bashkuar – Shqipërinë etnike”, tha më tej këngëtari.

Krahas në Shqipëri, për 28 Nëntor u bënë organizime të shumta edhe në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat