"E dashuruar" me stilin e saj, kush është ikona e modës shqiptare që është veshur ndër vite me Vivienne Westwood

Mediale Vip

"E dashuruar" me stilin e saj, kush është ikona e modës shqiptare që është veshur ndër vite me Vivienne Westwood

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 11:13
Vivienne Westwood

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare Vivienne Westwood, stilistja e njohur britanike që revolucionarizoi industrinë e modës me stilin e saj "Punk" dhe "New Wave", trend i padiskutueshëm në vitet 1970.

Sipas një deklarate zyrtare nga kompania e saj, Westwood ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e saj në Londër. Sakaq bashkëshorti i saj Andreas Kronthaler u shpreh për shtypin vendas: “Do të mbaj Vivienne në zemrën time.Ne kemi punuar deri në fund dhe ajo më ka dhënë shumë gjëra për të vazhduar. Faleminderit e dashur!”

Janë me qindra mijëra stilistët dhe artistët në të gjithë botën që u frymëzuan dhe përqafuan kreativitetin e saj. Jonida Maliqi ka qenë një nga fanset e hershme të saj në Shqipëri. Këngëtarja e njohur, një nga personazhet publike më "stylish" në vend, duket se është bërë nostalgjike dhe me anë të disa fotografive në Instagram na ka treguar se si është veshur ndër vite me Vivienne Westwood.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat