Sali Berisha flet për raportin me Armina Mevlanin: 'Ja si më thërret'

Mediale Vip

Sali Berisha flet për raportin me Armina Mevlanin: 'Ja si më thërret'

Më: 1 janar 2023 Në ora: 19:46
Familja e Sali Berishes

Armina Mevlani që kur është bërë pjesë e emisionit "Goca dhe Gra" ka qenë shumë e hapur për të folur mbi jetën e saj private.

Përfshirë këtu edhe lidhjen me Shkëlzenin, raportin me fëmijët e tij, dhe marrëdhënien me Liri dhe Sali Berisha.

Mbrëmjen e djeshme ka qenë ish-kryeministri Berisha ai i cili ka folur për blogeren. I ftuar në "Klanifornia", Berisha u bë pjesë e një skeçi me Albano Bogdon i cili e intervistoi.

Mes të tjerash ai e pyti edhe për raportin me Arminën, për të cilën Berisha u përgjigj me humor se e ka kolege në Instagram e TikTok teksa zbuloi se ajo e thërret "doktor".

"Më thërret doktor. Ndërkohë jemi kolegë në TikTok dhe në Instagram." -tha ai.

Me humor, Albano iu dtejtua: "Nuk të vjen inat që keni 30 vjet në politikë dhe keni çerekun e followers-ave në Instagram që ka Armina? Të kesh më pak followers se nusja, ky është turp i madh i Zotit. E njeh Sali Berishën ajo?"

Me po aq sportivitet, Sali Berisha u shpreh se "përqendrimi im ka qenë Facebook sepse e kam pasur edhe si ditar politik."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat