Dua Lipa shfaqet në shoqërinë e një mashkulli misterioz

Mediale Vip

Dua Lipa shfaqet në shoqërinë e një mashkulli misterioz

Më: 5 janar 2023 Në ora: 14:42
Dua Lipa

Së fundmi ylli i muzikës pop Dua Lipa është parë me një djalë misterioz teksa po largohej nga një klasë e jogas.

27-vjeçarja, dukej në humor të mirë gjatë daljes, teksa piu një kafe pasi vazhdoi rutinën e saj të fitnesit.

Para disa kohëve u përfol se Dua Lipa është në lidhje me reperin Jack Harlow, albumi i fundit i të cilit përmban një përshëndetje për yllin britaniko-shqiptar. Pasi u takuan personalisht në Brunch të Variety Hitmakers në Los Angeles në nëntor, ajo është bërë e afërt me reperin dhe disa burime kanë pohuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin.

Lipa, ka qenë gjatë gjithë vitit e angazhuar me koncerte. Kjo në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia”, për të cilin ka qenë e pranishme në vende të ndryshme të botës dhe ka mbajtur gjithsej 94 koncerte. Turneun artistja e përmbylli në Shqipëri duke bërë një performancë të jashtëzakonshme më 28 nëntor, në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Krijuesja e hitit “Levitating” së fundmi ka ndarë disa momente në Instagram, nga performancat që ka realizuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat