Jeni kuriozë ta dini se si e ka humbur princ Harry virgjërinë? Ta tregojmë ne!

Mediale Vip

Jeni kuriozë ta dini se si e ka humbur princ Harry virgjërinë? Ta tregojmë ne!

Më: 7 janar 2023 Në ora: 06:07
Harry

Edhe nëse nuk jeni kuriozë, nuk mund t’i shpëtoni këtij informacioni, ndaj më mirë ta merrni vesh nga ne. Harry e ndau historinë dhe përvojën në librin e kujtimeve “Spare” dhe ne po e ndajmë me ju.
 
Harry vërtet mendoi ta ndante me të gjithë botën këtë përvojë, por siç i ka hije një princi, e bëri me delikatesë dhe në mënyrë shumë poetike. Ai theksoi se virgjërinë e ka humbur me një grua më të madhe në moshë se ai dhe krejt pa ndroje e quajti performancën e tij “një episod pa lavdi”.
 
“Ajo pëlqente shumë kuajt dhe më trajtonte mua si një hamshor i ri”, shkroi princi, duke thënë edhe se “xhiroja” ishte e shkurtër dhe se gruaja anonime i dhuroi shumë kënaqësi.
 
Ku ndodhi? Në një fushë me bar, pas një pub-i plot me njerëz.
 
Kush ishte? Siç e thamë edhe më sipër, gruaja mbetet anonime, sepse një princ bën, ç’bën, ama e ruan sekretin.
 
Gjithsesi, ky nuk është i vetmi informacion i sikletshëm që Harry ndau me publikun, pasi kujtoi edhe një moment kur penisi i tij ishte prekur nga i ftohti i acartë, pas një udhëtimi me William dhe Kate Middleton në Polin e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat