Urimi që Dojna Mema i bën vetes për ditëlindje duhet marrë shembull

Mediale Vip

Urimi që Dojna Mema i bën vetes për ditëlindje duhet marrë shembull

Më: 9 janar 2023 Në ora: 20:12
Dojna Mema

Dojna Mema ka zgjedhur që urimin më të bukur për ditëlindje këtë vit ta marrë nga vetja.

E dashur Dojna!
Kjo eshte ditelindja jote e trete dhe loja jote e preferuar eshte te ndertosh shtepi me batanije te kapur nga cepi i krevatit tek komodina. Kur te futesh ne klase te pare, deftesa jote do te kete me shume “Mire” se “Yll me xixa”.
Ne klase te peste, do zbulosh se di te shkruash, kur zysh Ivoni do lexoje te gjitha ese-të e tua perpara klases.
15 vjeç s’do dish çfare do, ku do te shkosh dhe pse gjen argumente per dy gjera te kunderta qe te bejne lemsh. Do kaloje.
18 vjeç do marresh vendimin tend te pare te rendesishem: Te lesh pianon.
20 vjeç do nisesh nje rruge te re, kete here do te ndash gjithçka nuk ke thene ne 20 vite.
22 vjeç do hipesh ne Pallatin e Kongreseve edhe pse me gjunjet qe te dridhen.
26 vjeç do kesh programin e pare me autoresi tenden.
27 vjeç do njohesh dashurine e jetes qe 30 vjeç te te jape boten ne duart e tua.
28 vjeç lart ne qiell do te ngjitet nje engjell qe do te mbroje pergjithmone.
Kete 31 vjetor dua te them te degjosh gjithmone zemren sepse ajo do te coje tek lumturia. Jam krenare qe di te thuash “Jo” dhe per vajzen e lire qe je.
Tani kthehu tek bota jote brenda nje batanije te kapur cep me cep ?

Gjithnjë na ka pëlqyer mënyra se si Dojna Mema përcjell mesazhe rreth vlerësimit dhe dashurisë për veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat