Kim Kardashian reagon pas martesës së ish-bashkëshortit të saj

Mediale Vip

Kim Kardashian reagon pas martesës së ish-bashkëshortit të saj

Më: 13 janar 2023 Në ora: 14:31
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka ndarë një seri citatesh të fshehta në Instagram pas lajmeve se ish-bashkëshorti i saj Kanye West është ‘martuar fshehurazi’ me stilisten e Yeezy, Bianca Censori.

Themeluesja e Skims, 42,  në storyt e saj në Instagram ka postuar disa thënje njëra prej të cilave thoshte: “Jam vërtet në epokën time të qetë të vajzave, nuk kam shumë për të thënë. Vetëm shumë për të bërë.’

Më vonë ajo shtoi një tjetër, e cila tha: “Vetëm mbani mend, delet e zeza zakonisht shndërrohen në dhi. Vazhdoni të bëni ju.’

Ndërsa postimi i saj i fundit shkruhej: ‘Njerëzit që duan t’ju shohin fitues, do t’ju ndihmojnë të fitoni. Mos harroni’

Kanye u ‘martua’ me arkitekten Yeezy, Bianca , dy muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim.

Reperi, 45 vjeç, thuhet se ka mbajtur një ceremoni private me Biankën dhe dyshja janë parë me unaza martese.

Pavarësisht mbajtjes së një ceremonie martese, bashkimi nuk është i ligjshëm sepse dyshja nuk duket se kanë dorëzuar një certifikatë martese, raporton TMZ.

Kim bëri kërkesë për divorc në shkurt 2021 pas gati shtatë vitesh martesë. Ish-çifti ka katër fëmijë: North, Saint, Çikago, dhe Psalm.

TMZ  zbuloi se Kim do të marrë 200,000 dollarë në mbështetje të fëmijëve çdo muaj. U ra dakord gjithashtu që Kim dhe Kanye të kenë kujdestarinë e përbashkët dhe ‘qasje të barabartë’ me fëmijët e tyre. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat