Getinjo shokon fansat, largohet nga Big Brother VIP Kosova - tregon arsyet

Mediale Vip

Getinjo shokon fansat, largohet nga Big Brother VIP Kosova - tregon arsyet

Më: 16 janar 2023 Në ora: 22:59
Getinjo

Rap-artisti i njohur, Getinjo, ka kërkuar nga produksioni që të largohet nga Big Brother VIP Kosova.

Në dhomën e rrëfimeve, artisti tha se nuk ka pasur qëllim që të futet në një format të tillë për çmimin e madh, por të ua tregoj njerëzve se kush është në të vërtetë.

Ai hoqi dorë përfundimisht nga gara, duke thënë se ishte gjithçka në rregull, por që nuk dëshiron të vazhdojë më tutje.

“Deri në ditën e fundit nuk më ka shqetësuar asgjë, e kam arritur limitin tim të qëndrueshmërisë në një vend të tillë. Disa vendime i marrë në jetë që janë të mira me mua. Prej fillimit e kam pasur qëllimin që të mos shkoj deri në fund. Synimi im nuk ka qenë çmimi i lartë dhe vendi i parë. Kam ardhur të ua tregoj njerëzve se si jam në të vërtetë”, tha Getinjo.

“Ka qenë gjithçka në rregull, por që deri këtu është mjaftueshëm. Nuk po di më si të vazhdoj lojën, nuk po di të bëj debate të ashpra. Sa i përket shtëpisë, nuk ka ndonjë arsye. Ka qenë një eksperiencë shumë shumë e mirë, ndoshta ka qenë gabim i imi që kam tentuar të bëj lojë, por nuk di si të luaj. Unë si kam ndenjur që një muaj e gjysmë, jam kështu. Fansave, dëgjuesve iu falënderohem dhe shpresoj që nuk do të iu zhgënjej kurrë”, theksoi mes tjerash këngëtari nga Ferizaj.

Përpara se të dilte nga shtëpia, Getoar Aliu (emri i vërtetë) lexoi një letër për banorët, përmes së cilës tha shumë gjëra për veten dhe për vendimin që mori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat